Tiranë, 16 janar, NOA – Gazetat kanë si argument kryesor gjatë ditës së sotme skandalin e publikuar në videon Meta-Priftit dhe reagimet pas largimit nga detyra të Ilir Metës. Gjithashtu gazetat pasqyrojnë dhe akuzat që ka bërë Meta dje në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së për ish-ministrin Dritan Prifti. Një tjetër lajm në lidhje me këtë çështje është dhe kërkesa e Prokurorisë për të marrë ekspertë të huaj që do të hetojnë videon ku shfaqet Meta dhe Prifti duke biseduar.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor trafikun e plehrave dhe mbetjeve radioaktive. “Anije Shqiptare në trafikun radioaktiv” është titulli kryesor i kësaj gazete. Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Përgjimi i vëllait të Rusmalit dhe përgjimi i prokurorit Mulkuriti”, “Flasin juristët, mjafton videoja dhe dy precedentë në gjykatë për të gjykuar Metën”, “Prespë, sulmohet diplomatja shqiptare”. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor gjatë ditës së sotme “Videoja, SHBA sjellë në Tiranë ekspertët e FBI”, i cili flet për ardhjen e specialistëve nga Amerika për verifikimin e videos së publikuar ku shfaqen Meta dhe Prifti. Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Rrëfimi i Metës: Prifti më kërcënoi me përgjimin pastaj më ofroi pazarin e Ramës për kryeministër”, “Nishani: 1.8 miliard lekë për kompensimin e ish-pronarëve”, “Fier, tritol makinës së inspektorit”.
Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor në numrin e sotëm skandalin e videopërgjimit mes Metës dhe Priftit. “Të fshehtat e HEC që rrëzoi Metën nga qeveria”, është artikulli që zbardh emrat e biznesmenëve të përfshirë në ndërtimin e HEC-it. Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Stringa: LSI në qeveri për të marrë para” “Ngjela: Apel PS, votoni heqjen e imunitetit”, “Krasaniqi: Rezolurta ‘Marty’ Shqipëria të na ndihmojë”, “Astrit Hafizi: Zbori Kuzhe i vonuar, duhet Skela i ri”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “KE, videoskandali do të ndiqet hap pas hapi”, i cili pasqyron reagimin e zëdhënëses së Komisionit Europian për videopërgjimin Meta-Prifti. Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Meta: Ballafaqim me koalicionin e fuksave”, “Prokuroria bashkëpunim me FBI për ekspertizën”, “Ndërpriten pensionet verifikohen dokumentet”, Kontrollet e policisë, banorët ankohen për terror në lagje”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 14 Janar 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al. a.k/NOA