Tiranë, 16 janar 2011, NOA – “Jam sot këtu për t’i deklaruar Edvin Kristaq Ramës, bllokmenit çimkë apo, zotit 20 % se manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar kryeministrin e vendit përbën një vepër të rëndë kriminale në ligjet e çdo vendi të lirë”. Përkundër deklaratave të Edi Ramës nga Durrësi, ishte deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili duke iu kundërpërgjigjur Ramës e shënjoi atë si regjisorin e ideatorin e videos ndaj Ilir Metës, duke theksuar se “një akt të tillë mund ta kryejë vetëm një bllokmen çimkë si ti, që ndan, me babain biologjik e shpirtëror ekzekutimin, varjen, manipulimet e falsifikimet për kundërshtarët politikë”. Në vijim të akuzave deputeti Alibeaj tha se “Një akt të tillë të shëmtuar mund ta realizojë vetëm një bllokmen çimkë, si ti, që si prind i ke mohuar djalit tënd atësinë, kafshatën e gojës për 10 vjet rresht, që ke akuzuar babanë tënd për baba të tij dhe s'ke pranuar të bësh analizat për të faktuar akuzën tënde monstruoze”. Sipas Alibeaj këto nuk janë manipulime, por janë të gjitha dokumente të dosjes gjyqësore të botuar në shtyp nga miqtë e tu më të afërt. “Falsifikimin e videos, një akt të tillë amoral, mund ta bëjë vetëm një bllokmen si ti, që si bashkëshort nxjerr lakuriq bashkëshorten në plazhet e botës, ndryn në çmendi nënën e djalit të tij, rreh shtazërisht bashkëshorten e radhës në lokalet publike”, akuzoi Alibeaj. Alibeaj nënvizoi gjithashtu se videoja është vepër kriminale e bashkëpunëtorit të Aldo Bares si dhe e klaneve monstruoze të drogës. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj shtoi ndërkaq se historia e çimkës i faturohet vetëm Edi Ramës, që për çdo leje ndërtimi merr 20 % gjobë. mit/NOA