English

Përgjaken rrugët, 5 viktima në dy orë

Lushnje, 16 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj- (Update) E diela e sotme shenoi serish tragjedi te shtuara rrugore duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve në incidente rrugore. Pak më parë u ndalua autori i aksidentit në Lushnje, Qani Sherra i moshës 50 vjeç. Sipas të dhënëve paraprake që transmetuam më parë, Vangjel Muzaka dhe bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u përplasën nga një automjet teksa tentonin të kalonin rrugën në unazën e qytetit. Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje ka qenë 70 vjeç, Vangjel Muzaka, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë që bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u plagos. Bashkëshortja e viktimës është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky është aksidenti i dytë që ndodh mbrëmjen e sotme, pas atij në aksin rrugon Fier-Ballsh, ku mbeti i vdekur një i ri i moshës 23 vjeç, dhe të plagosur babai dhe motra e tij 10 vjeçare. E nëse autori i aksidentit në Lushnje, do të vuajë dënimin, ai i aksidentit në Dukas të Mallakastrës e dënoi veten me vdekje, duke i shmangur kështu etapat me drejtësinë, që e vuri vetë në vend. Drejtuesit e mjeteve gjatë muajit janar kanë shënuar një numër të lartë aksidentesh, duke përgjakur kështu që nga autostrada kilometrike e deri në rrugicën më të thellë. a.y/NOA

KOMENTE