English

Presidenti i përkohshëm tunizian kërkon qeveri të re

Tunizi, 16 janar, NOA - Pas largimit të presidentit Zine al Abidine Ben Ali në Arabinë Saudite, presidenti i përkohshëm i Tunizisë, Foued Mebazaa ka kërkuar formimin e shpejtë të një qeverie të unitetit kombëtar. Të gjithë tunizianët pa përjashtim duhet të jenë të përfshirë në procesin politik, deklaroi Mebazaa. Kryeministri Mohammed Ghanouchi të shtunën zhvilloi bisedime paraprake me përfaqësuesit e opozitës. Brenda 60 ditësh duhet sipas kushtetutës të zgjidhet presidenti i ri. – Në Tunizi ndërkaq mbizotëron edhe më tej gjendja e jashtëzakonshme. Vazhdimisht në kryeqytet dëgjohen të shtëna, njoftojnë reporterët. Në shumë lagje ka pasur plaçkitje. NOA/DV

KOMENTE