English

Rama: Ikja e Metës nuk ndryshon asgjë

Durrës, 16 Janar 2011 NOA Update - Kryetari i Partisë Socialiste gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste ka parashtruar në fokus të analizës së tij veprimin e fuqishëm opozitar përballë një skandali qeveritar, pas të cilit nuk qendron thjesht një njeri si një individ i shkëputur, por që mishëron një kulturë dhe moral qeverisës. Duke iu referuar videoskandalit dhe dorëheqjes që e pasoi, Rama e konsideroi aktin e ish zëvendëskreministrit dhe ish ministrit të ekonomisë thjesht si një lëvizje të detyruar, ku ka ndërruar vetëm emri i individit por dikasteri i Ministrisë së Ekonomisë mbetet sërish një pronë që duhet ta mbajë LSI. Në takimin e Akademisë Politike të PS Ikja e një Ministri tha Rama nuk ndryshon asgjë, sepse ka mbetur sistemi i korruptuar qeverisës përsa kohë është në krye të punëve të vendit qeveria e Sali Berishës.Ndërsa koalicionin PD LSI Rama e ka cilësuar thjesht si një bashkim kusarësh e matrapazësh të cilët janë bashkë për të vjedhur prona e pasuri publike të shqiptarëve.” A ka shembull më kuptimplotë sesa edhe manovra, ku pavarësisht asaj që njerëzit panë e dëgjuan me sytë dhe veshtë e tyre, pavarësisht largimit të një aktori në këtë skandal, Ministria e Ekonomisë trajtohet si një domen i një partie, e cila është futur në një bashkim kusarësh e matrapazësh siç rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomisë Shqiptare. Trajtohet Ministria e Ekonomisë si të ishte nen në statutin e ndjesë pastë LSI-së, që i përket kësaj partie dhe që pa këtë kjo parti nuk ekzistoka. Kjo është e vërtetë dhe kjo e vërtetë është e tmerrshme. Gjë që provon që këtu nuk është çështje e një personi që deri dje ishte zv. kryeministër dhe sot nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, po këtu është çështje e një sistemi të kalbur tërësisht qeverisës, i cili duhet zhbërë pasi ky kalbëzim rrezikon të çojë vendin në një katastrofë të plotë ekonomike dhe shoqërore”. Ky korrupsion i kthyer në sistem të paturpshëm sundimi, është sipas Ramës prova më flagrante që koalicioni Meta-Berisha është bashkë jo për interesa të shqiptarëve, por për plackitur Shqipërinë së bashku. ”Jo vetëm s’ka pohim, jo vetëm s’ka ndjesë, jo vetëm s’ka reflektim, po ka një manovër, nga e cila ka një rezultat që tregon se në thelb s’ka ndryshuar asgjë, pasi ka ikur Meta ka mbetur blloku aty. Dhe të gjitha aferat dhe favoret tërësisht të paligjshme që janë zemra e sistemit të korrupsionit, të cilin këta kusarë dhe matrapazë kërkojnë të riciklojnë pushtetin, janë aty në atë bllok dhe janë aty në atë zyrë dhe në ato zyra dhe do vazhdojnë të jenë aty e të implementohen në rrugën e paligjshmërisë përsa kohë do të jetë aty Saliu dhe i ashtuquajturi koalicion për integrim, që në fakt është një bashkim për të vjedhur Shqipërinë”. Edi Rama në këtë bisedë me studentë të ademisë politike të PS, që nga Durrësi ka ftuar të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij oborri kusarësh e matrapazësh, të gjithë ata që ndjehen të fyer ndaj faktit se si sillet ky pushtet ndaj popullit të tij, të gjithë ata që ndjejnë revoltë ndaj mënyrës se si përdoren zyrat e shtetit shqiptar për të qenë në 21 janar në demonstratën që do të zhvillohet pa flamuj e simbole politike e partiake.” Kurrë qeveria dhe kryeministri nuk mund as teorikisht të ndjekin rrugën që ndoqën gjatë gjithë këtyre ditëve, pas publikimit të një fakti me zë e me figurë që e pa gjithë populli, në rast se nuk do të mendonin dhe besonin se do ti vjedhin prapë zgjedhjet. “Ky nuk është për ne një rast për të marrë pushtetin, ky për ne është rasti kur të gjithë shqiptarët dhe ata që nuk janë pjesë e kampit tonë opozitar të reagojnë dhe të protestojnë për të ndryshuar rrjedhën e këtyre ngjarjeve dhe për të rivendosur sistemin duke garantuar që qeveria dhe qeverisja të rifuten në kontroll. Rifutja e tyre në kontroll vjen nga vota”, - përfundoi z.Rama. e.r/NOA

KOMENTE