English

Rama: PD-LSI, koalicion për të vjedhur vendin

Durrës, 16 janar, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se reagimi ndaj skandalit të korrupsionit do të njoh përmasa shumë të mëdha në vend. Duke ju referuar ndryshimeve në qeveri, kreu i PS-së, tha se koalicioni PD-LSI “është për të vjedhur qeverinë”. Në një bashkëbisedim me studentët kreu i PS-së tha se sot është koha që opinioni të reagojë përballë korrupsionit qeveris. Ai tha se Ministria e Ekonomisë është kthyer në një institucion grabitjeje. Kreu i PS-së e ka cilësuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Ilir Meta, si “një manovër për të shpëtuar koalicionin” a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE