English

Referendum për pavarësinë e Sudanit jugor

Sudan, 16 janar, NOA - Ka përfunduar referendumi që zgjati një javë për një pavarësi të Sudanit jugor. Qendrat e votimit u mbyllën të shtunën në mbrëmje sipas orës lokale. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon lëvdoi ecurinë kryesisht të qetë të referendumit, në të cilin morën pjesë rreth 90 për qind e sudanezëve jugorë. Konsiderohet e sigurt që shumica kanë votuar për shkëputjen e jugut të krishterë nga veriu i Sudanit i dominuar me myslimanë. Presidenti sudanez Omar el Bashir do ta pranojë rezultatin, siguroi një zëdhënës i partisë së tij. NOA/DV

KOMENTE