English

Shqiptarët e Maqedonisë të ndarë dhe te tryeza e Presidentit

Shkup, 16 janar 2011, NOA- Ndonëse me interesa të përbashkëta, Shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të mbeten të ndarë dhe as tryeza e partive politike e thirrur nga presidenti i vendit, Xhorxhe Ivanov nuk do të mund t’i bashkojë. “Sigurisht që do të marr pjesë në takimin që ka thërritur Presidenti i Republikës”, u shpreh për mediat kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërsa kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk ka deklaruar zyrtarisht por ka dhënë të kuptohet se nuk do të shkojë. “Sipas të gjitha gjasave, jo, por do të kemi mbledhjen e kryesisë së partisë dhe vendimi përfundimtar do të merret nga organet e partisë”, tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi. Duket se ndasitë politike, nuk i lënë të çojnë përpara interesin e përbashkët, të mbrojnë çështjet e shqiptarëve në Maqedoni. a.y/NOA

KOMENTE