English

Sot zyrtarët e AAK takojnë Haradinajn

Hagë, 16 janar, NOA – Sot në qendrën paraburgimit në Tribunalin e Hagës, një grup zyrtarësh të lartë të AAK-së do të kanë një takim me liderin e tyre Ramush Haradinaj. Në mesin e atyre që tashëm kanë udhëtuar për në Hagë janë nënkryetari Blerim Shala dhe Ahmet Isufi. Në fakt vizitat dhe takimet me liderin e AAK-së kanë qenë të parapara të mbahen kohë më parë dhe të lejuara nga organet kompetente të Tribunalit. Këto vizita kanë vetëm karakter të vizitave familjare, por vetë takimi i zyrtarëve të lartë të AAK-së por edhe rrethanat e komunikimit të takimeve brenda hapësirave të qendrës së paraburgimit nuk e përjashtojnë dhe nuk e “ndalojnë” mundësinë e një bisede të lirë me tematikë politike. Në këtë drejtim një sinjal eventual që mund të marrin zyrtarët e lartë të AAK-së nga vizita në Hagë mund të përcaktojë edhe fizionominë e koalicioni të ardhshëm qeveritar. NOA

KOMENTE