Londër, 16 janar 2011, NOA- “Nuk duam dhurata, atë që kishit menduar për ne çojeni për bamirësi”, është shprehur Princi William dhe e fejuara e tij Kate Middleton. Çifti iu ka kërkuar të ftuarve në ceremoninë e tyre martesore, që të mos bëjnë dhurata por të bëjnë bamirësi në organizatat e bamirësisë që do iu rekomandojnë ata, një mënyrë kjo që Princi ka zgjedhur për të bërë bamirësi. Princi William së bashku me vëllanë e tij Harry, krijoi në vitin 2009 një fondacion që ndihmon të rinjtë të ecin përpara në shoqëri, si dhe në mbështetje të ushtarakëve. Me zgjidhjen e tij Princi William po ndjek hapat e së ëmës, Princeshës Diana e cila pikërisht në saj të bamirësive që bëri fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm. a.y/NOA