English

Xhixho: LSI do të fitoj mbi moralin e spiunëve

Tiranë, 16 janar, NOA, Update – Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho tha sot se më tetë maj Tirana do tu kthehet qytetarëve të saj. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtare të LRI-së së Tiranës, Xhixho u shpreh se “Tirana është qyteti i ndryshimeve të mëdha dhe jo qyteti i kthimeve mbrapa”.

Ajo u shpreh se u takon të rinjve të vendosin për të ardhmen e tyre dhe gjithë banorëve të Tiranës. Në fjalën e saj, Xhixho akuzoi dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Priftit.

Xhixho u shpreh se zgjedhjet do t’i fitojnë njerëzit e ndershëm dhe “jo morali i ujërave të zeza të përgjuesve dhe të spinave. Kemi mbaruar një fazë të parë përgatitore për zgjedhjet e tetë majit dhe për ta realizuar sa më mirë atë duhet mbështetja e të gjithëve”.

a.k/NOA

KOMENTE