Maldive, 17 Janar 2011 NOA - Ish-balerina e parë e Bolshoi, rusja Anastacia Volochkova është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Por këtë herë jo për një nga shfaqjet e saj në teatër, por për një ekzibicion të “guximshëm”. Gjatë udhëtimit të tij në Maldive, Volochkova ka kryer fotografi gjysmë-lakuriqe në plazh dhe imazhet më pas janë postuar në profilin e saj në Twitter. Një veprim i tillë në vendin islamik ka shkaktuar polemika të shumta dhe momentalisht balerina rrezikon të marrë një gjobë astronomike duke marrë parasysh se në plazhet Maldive topless-i dhe nudizmi janë të ndaluara. r.b/NOA