English

Berisha: Askush s’ka qeverisur më mirë se ne

Tiranë, 17 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së së kjo parti ka qeverisur më mirë sesa çdo qeveri tjetër që ka njohur historia e vendit.

“Ky vend qeverisje nuk ka pasur ndonjë qeveri më të mirë sesa ne. Ne e mbyllëm vitin me një arritje historike të jetës personale të çdo qytetari që është liberalizmi i vizave”, tha Berisha.

Ai falënderoi deputetët për punën që kanë bërë gjatë kësaj kohë dhe ka theksuar se prova më e rëndësishme që pret mazhoranca aktuale janë zgjedhjet e 8 majit. Ai u ndal dhe në procesin integrues.

“Ne e mbyllem vitin me arrije të mëdha në fushën e integrimit. KE nuk dha mendimin për statusin, por vlerësoi të gjitha përpjekjet tona në mënyrën më të mirë duke u bazuar në performancën”, tha sot Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE