English

Dick Marti refuzon të përballet me PE

Dick MartyBruksel, 17 janar, NOA – Hartuesi i raportit për trafikun e organeve në Kosovë dhe Shqipëri, Dik Marti ka refuzuar ftesën e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian që sot në Strasburg të flasë për hetimet e tij.

Ai ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim me arsyetimin se "e ka agjendën e ngjeshur".

Por burimet në BE pohojnë se Marti, sipas të gjitha gjasave, ka kërkuar që të presë që së pari raporti i tij të miratohet më 25 janar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e pastaj në muajin shkurt të dal në parlamentin Evropian me një pozicion më të fortë.

a.k/NOA

KOMENTE