English

Filmi për Facebookun, më i miri i 2010-ës

Hollivud, 17 janar, NOA - Filmi i realizuar mbi historinë e Mark Zuckenberg, themeluesit të rrjetit më të madh social të internetit, Facebook, është përzgjedhur si filmi më i mirë i vitit të kaluar. Të paktën kështu rezulton nga akademia e njohur që ndan çmimet “Golden Globe”, e cila e ka vlerësuar filmin me titullin “The Social Network” me 4 nga 6 nominimet e mundshme. Kështu, ky film ka arritur të lërë pas atë me titullin “The King’s Speech”, i cili mori vetëm çmimin për aktorin më të mirë, konkretisht ndaj protagonistit të tij Colin Firth. Konkretisht, filmi për Facebook-un mori çmimin për Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë si dhe Muzikën më të mirë. n.e/NOA

KOMENTE