SHBA, 17 Janar 2011 NOA - Ideja është pak për të thënë origjinale. Një çift amerikan ka lënë mënjanë traditën dhe ka zgjedhur për të festuar martesën e tyre me Flash Mob. Si grupet e të rinjve të cilët lënë takim në internet, në një vend të caktuar në një kohë të caktuar (për shembull, për lojëra me jastëkë, apo puthje kolektive, apo të tjera), Jon Kleiman dhe e fejuara e tij Caroline u martuan kështu papritmas duke mahnitur kalimtarët në qendrën tregtare “Prudential Center, Boston” (SHBA). Videoja e “ceremonisë”, ku të afërmit dhe miqtë e çiftit së bashku me konsumatorët e rastësishëm të qendrës tregtare vallëzojnë së bashku ndërsa Jon dhe Caroline janë duke u martuar, është duke bërë tashmë xhiro në të gjithë botën. a.k/NOA VIDEO: SHBA, Dasmë me Flash Mob