English

Gjinushi: Meta-Prifti, ilustrim i llumit qeveritar

Skënder GjinushiTiranë, 17 janar, NOA - Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi tha sot në një deklaratë për mediat se faktet e publikuara për korrupsionin, janë të mjaftueshme për të kërkuar largimin e qeverisë.

Gjinushi u shpreh se publikimi i videos mes Metës dhe Priftit e ka renditur Shqipërinë, ndër vendet më problematike për korrupsionin në Evropë.

“Sot vendi ynë klasifikohet më i korruptuari në Evropë, ndaj qeveria duhet të largohet. Korrupsioni është shkaktari kryesor i varfërimit të shqiptarëve dhe i krizës. Videoja Prifti-Meta është një ilustrim spektakolar i llumit qeveritar”, tha ai.

Gjinushi është ndalur dhe në nisjen e demonstratave nga PS-ja duke deklaruar se politika ka nevojë të ndryshojë. Ai foli për “pastrim të politikës përmes protestave”.

a.k/NOA

KOMENTE