Tiranë, 17 janar, NOA – Shqipëria bëhet gati të nisë kontingjentin e radhës paqerujatës në Afganistan. Lajmi bëhet me dijeni nga ministria e Mbrojtjes, paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ceremonia përkatëse e nisjes së trupave komando do të zhvillohet pas një gjysmë ore. Konkretisht, ajo është parashikuar të mbahet në ambientet e garnizonit Forcës Tokësore në Zall Herr, nga ku do të përcillen për në Herat të Afganistanit gjithsej 222 paqeruajtës, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë të përzgjedhur nga testimi stërvitor, fizik, shëndetësore, njohje teknike dhe armatimi. Ata janë pjesë e kontigjentit të 8-të të Forcës Tokësore, i cili përbëhet nga një kompani e batalionit të këmbësorisë së motorizuar dhe një kompani e batalionit komando. Ky kontigjent i 8-të shtesë do të kryejë detyra operacionale nën drejtimin e Komandës Italiane, që ndodhet në Herat. n.e/NOA