English

Kuvendi nis me tension, akuza dhe sharje

Tiranë, 17 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Ka nisur me tension seanca e parë e sesionit të ri parlamentar për vitin 2011. “Ik mor zhduku aty”, ishte fjalia e parë e kryeministrit të vendit, i cili gjatë marrjes së fjalës së tij u ndërpre nga deputetët e opozitës, të cilët pretendonin se fjalimi i parë në këtë seancë ishte kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Reaksioni në sallë erdhi pas debatit me sharje e akuza mes kryeministrit dhe deputetit socialist Taulant Balla, një debat i dëgjuar live në media.

Pikërisht ky konfliktim bëri që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli të ndërpriste menjëherë seancën, pesë minuta pas hapjes për tu rikthyer pas qetësimit të deputetëve.

Në krye të seancës Kryetraj e Kuvendit në fjalën e saj foli për sukseset e arritura nga Parlamenti gjatë vitit 2010, për miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishëm si dhe për objektivat e vitit 2011.

Në këtë seancë do të miratoheshin edhe emrat e rinj të qeverisë të dekretuar në mesditë nga Presidenti Bamir Topi si dhe emri i ri i nënkryetarit të Kuvendit, që do të jetë deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

mit/NOA

KOMENTE