English

Përgatitjet për zgjedhje, vjen misioni i ODIHR-it

Tiranë, 17 janar, NOA – Përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 Majit, sjellin sot në Shqipëri një mision vlerësimi të organizatës së njohur të ODHIR-it. Në fakt, ndaj tyre është dërguar një ftesë për të vëzhguar zgjedhjet vendore të 8 majit nga ana e autoriteteve shqiptare dhe mesa duket, ekspertët e ODIHR-it, ashtu si edhe herë të tjera, i janë përgjigjur pozitivisht asaj. Kështu, nisur që nga dita e sotme, bëhet me dijeni paraprakisht se grupi i punës që do të dërgojë në Tiranë ODIHR-i, do të qëndrojë për 4 ditë me radhë, nga data 17 deri në 21 janar dhe do të vlerësojë mjedisin dhe përgatitjet parazgjedhore. Ndër të tjera, anëtarët e misionit do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ministrin e Brendshëm, Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare. n.e/NOA

KOMENTE