English

Prishtinë, “Starti” zbulon 7 kg drogë, prangosen dy vetë

Prishtinë, 17 janar 2011, NOA – Operacioni i antidrogës i koduar “Starti” ka sjellë sekuestrimin nga policia e Kosovës të 7 kilogramëve mariuanë dhe prangosjen e dy personave. Sipas policisë së Kosovës operacioni “Starti” ka finalizuar rreth orës 11:00 të paradites së sotme bastisjen e dy shtëpive të dy personave të dyshuar si trafikantë droge e shpërndarës në rajonin e Prishtinës. Gjatë këtij kontrolli mësohet se u gjetën 7. 630 kg substancë narkotike e llojit mariuanë, e paketuar dhe përgatitur për shitje, 691 copë tableta- substancë narkotike e llojit Ekstazi, një peshore për matje, një pistoletë me kalibër 7.65 me 4 fishekë, 2 laptopë, tri videokamera dhe një veturë “Opel Kadet”. Sipas policisë së Kosovës shuma e substancave narkotike të sekuestruara arrin vlerën rreth 10.000 Euro. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dy prishtinas G. Pireva dhe A. Karavidaj. Policia e Kosovës bën të ditur se i tërë operacioni u zhvillua nën mbikëqyrjen dhe autorizimin e Prokurorit të qarkut, ndërkohë që mbi dy të ndaluarit në paraburgim rëndojnë akuzat për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike, ndërsa personi i tretë është liruar për shkak se ishte i mitur. mit/NOA

KOMENTE