English

Ruçi: Destini i këtij Parlamenti, dështimi

Tiranë, 17 janar 2011, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit në të parin fjalim të tij për këtë sesion të ri parlamentar deklaroi se qeveria e Sali Berishës e zhytur në llumin e korrupsionit, nuk e do zgjidhjen e krizës politike në vend, dukë ndikuar për pasojë në dështimin e këtij sesioni parlamentar, një destin ky që sipas Ruçit duket që në agun e kësaj seance të parë, e cila nisi me tension dhe akuza e sharje të rënda mes kryeministrit Berisha dhe deputetëve të opozitës. “Ne kemi një ofertë të fundit, largohu dhe hap rrugën për zgjedhje të parakohshme”, i bëri thirrje Ruçi shefit të qeverisë Berisha, duke nëvizuar më tej se “kjo qeveri jo vetëm që nuk do zgjidhjen e krizës por nuk reflektoi seriozisht as mbi kërkesat e opozitës, duke thelluar krizën me mbylljen e pazareve tuaja të pista”, tha Ruçi. “Dogjët fletët e votimit siç bëjnë kriminelët ordinerë. Saliu nuk pranoi hapjen e kutive dhe transparencën, nga frika se mos mësohet e vërteta, grabitja e votës së popullit”, nënvizoi kreu i grupit të PS-së. “Kjo qeveri është e destinuar t’i sjellë edhe këtij sesioni parlamentar vetëm dështim, pasi ky kryeministër është i aftë vetëm për një gjë, ashtu siç bëri sot në hapje të këtij sesioni parlamentar”, theksoi zoti Ruçi duke theksuar se sot shqiptarët nga Veriu në Jug janë më të varfër se kurrë, më të shtypur se kurrë, e për më tepër të lënë në baltë nga qeveria e zhytur në korrupsion”. Duke iu referuar videos pas një regjistrimi fshehtazi publikohej një bisedë mes ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, kreu i grupit të PS-së, tha se “Ju treguat me zë e figurë fytyrën e vërtetë. Korrupsioni ka kapur çdo cep të vendit, ekonomia është rrënuar, ndërkohë që sundon krimi i organizuar sundon”, akuzoi zoti Ruçi nga foltorja e Kuvendit. Akuzat dhe sharjet vijuan me replikën e menjëhershme të kryeministrit Berisha, i cili më pas ia la fjalën ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, i cili doli në foltore për të thënë të vërtetën e videos, ku ai denoncohej për korrupsion me një koncesion, një bisedë kjo që u publikua në fillim të javësh së shkuar. Vijon.. mit/NOA

KOMENTE