English

Shën Valentini 2011: Shprehje të bukura për të thënë të dua

Tiranë, 17 Janar 2011 NOA – Shën Valentini 2011 është afër: edhe më pak se një muaj dhe më pas të gjithë të dashuruarit mund të festojnë ditën e tyre.

Nëse do ta shoqëroni dhuratën edhe me një biletë, e cila shpreh të gjitha ndjenjat për partnerin tuaj, po ju sugjerojmë disa nga thëniet më të bukura dhe të famshme të të gjitha kohërave, perfekt për kartën tuaj të Shën Valentinit.

“Gjithçka që dua humbet gjysmën e kënaqësisë së saj nëse ti nuk je aty për ta ndarë me mua” (Gasset)

“Thonë se dashuria është jeta, unë për dashurinë jam duke vdekur”. Jim Morrison

“Kur dashuria do të flasë, arsyeja duhet të heshtë”. Jean-François Regnard

“Nuk gjykohet ai që dashuron”. J. P. Sartri

“Dashuria kërkon çdo gjë, dhe ka të drejtën për ta bërë këtë”. L. V. Beethoven

“Dashuria është elementi në të cilën jetojmë”. Lord Bajroni

"Dashuria është çdo lëvizje e shpirtit tonë në të cilën ndjehet dhe perceptohet vetë jeta". (H. Hesse)

"Dashuria nuk duhet të lypë po dhe as të pretendojë, dashuria duhet të ketë forcën për të qenë e sigurtë brenda saj". (H. Hesse)

"Dashuria nuk mund të shihet në një vend dhe nuk e shohim me sytë e trupit. Nuk dëgjohen fjalët e saj dhe as hapat kur vijnë te ti". (Shën Augustini)

"Ata që jetojnë dashurinë, jetojnë pavdekësinë". (E. Verhaeren)

“Është më mirë të kesh dashur dhe të kesh humbur dashurinë, sesa të mos kesh dashuruar asnjëherë". (L. Tennyson) "Kushdo që dëshiron të mësojë për dashurinë, mbetet gjithnjë nxënës". (T. Bernhard)

KOMENTE