Tiranë, 17 janar, NOA – “Vetëm në çështjen Gërdeci, Gjykata e Tiranës ka realizuar një rekord seancash për shkak të një numri rekord të pandehurish, 103 të tilla me një frekuencë 1-2 në javë, por që mbi 30 prej tyre janë shtyrë me mungesë dhe vonesat e avokatëve, pjesa më e madhe e të cilave, pa shkak”. Kështu është shprehur kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë një konference për shtyp, duke vënë në dukje mangësitë në proceset gjyqësore që janë ndeshur gjatë inspektimeve të këtij institucioni. Sipas tij, në disa çështje gjyqësore shkak për vonesat janë nga organi i akuzës, por edhe avokatët. “Por nuk gjejmë asnjë shkak të arsyeshëm për vonesën e përfaqësuesit të organit të akuzës, i cili ka gjetur provat dhe i çon në gjykatë”, bëri me dije Spahiu më pas. Duke shtuar se nuk duhet bërë asnjë tolerim ndaj tyre. “Nuk ka asnjë justifikim për gjykatën kur prokurori mundon pa shkak dhe të mos vërë në dijeni Dhomën e Avokatisë, për të nisur një proces disiplinor. Ndërsa një avokat që nuk plotëson rregulluar, nuk ka përse të mishërohet”, tha më tej ai. n.e/NOA