English

Thirrja e Kryebashkiakut: Erdhën superheronjtë

Në Seattle, arrijnë superheronjtë, Phenix & co. për të mbrojtur qytetin SHBA, 17 janar 2011 NOA - “Njeriu me maskë që do të mbrojë qytetin. Ai quhet Phenix Jones. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Seattle, duke apeluar: “Qytetarë të Seattle mos kini më frikë, në qytet ka ardhur një gjykatë e re drejtësie”. Por, agjentët e policisë amerikane duket se nuk janë entuziastë për këta njerëz të çuditshëm: Phoenix Jones, Red Dragon, Buster Doeche, etj. secili me kostumin e vet, që pretendojnë të jenë superheronjtë e qytetit dhe i kanë kërkuar guvernatorit të Seattle të ndalojë veprimet e tij të pakujdesshme. “Këta nuk janë superheronj”, - ka deklaruar një nga agjentët. Por, kryebashkiaku Phenix ka njoftuar tashmë se nuk do të heqë dorë nga lufta kundër krimit. Guvernatori Jones thotë se ai ka vendosur ta investojë jetën e tij për një qëllim fisnik dhe siguron se gjithë banda e tij posedon teknikat ushtarake apo policore dhe janë të vetëdijshëm për atë që ata do të përballen. Grupi aktualisht përbëhet nga 9 persona dhe secili ka zgjedhur emrin e tij që e identifikon atë si një superhero: Thorn, Buster Doe, Green Reaper, Gemini, No Name, Catastrophe, Thunder 88, Penelope dhe natyrisht Phenix. a.e./NOA

KOMENTE