English

Vlorë, kapen 3 persona, masa administrative për 79 automjete

Vlorë, 17 janar 2011, NOA – Në vazhdën e aksioneve për parandalimin e krimit, uniformat blu të qytetit të Vlorës kanë kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30 tre persona. Burime nga kjo polici informojnë se janë sekuestruar një armë zjarri automatik, janë shoqëruar 10 shtetas, ndër të cilët tre janë arrestuar dhe 7 janë këshilluar. Gjithashtu mësohet se janë kontrolluar 120 automjete, 5 drejtues të të cilëve janë shoqëruar në polici, ndërsa për 79 automjete të tjera janë marrë masa administrative. Ndërkohë policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të veprave dhe materialet do t’i referohen për veprime të mëtejshmë Prokurorisë së Vlorës. mit/NOA

KOMENTE