English

Vodafone hedh në treg rrjetin celular 3G me bandë të gjerë

Zgjedh Rrjetin Nokia Siemens si i vetmi rrjet radioje dhe shërbimi lidhur me 3G

Tiranë, 17 Janar 2011 NOA - Vodafone Albania së shpejti do të mundësojë në të gjithë vendin shërbimin e internetit të shpejtë me bandë të gjerë dhe cilësi të lartë të shërbimeve 3G .

Operatori kryesues celular në Shqipëri ka zgjedhur Rrjetin Nokia Siemens për të ngritur rrjetin e tij 3G dhe të forcojë përvojën për përdoruesit e tij dhe për vizitorët të lidhur në rrjetin e tij.

Me një marrëveshje 4-vjeçare, Rrjeti Nokia Siemens do të ofrojë gjithashtu konsulencë, mbështetje të punëve civile, planifikim rrjeti dhe optimizim, shërbime trajnimi dhe mirëmbajtjeje. “Shqipëria gëzon rritjen më të lartë të numrit të abonentëve në Europën Lindore. Kjo rritje do të nxitet më tepër me hedhjen në treg të shërbimeve 3G” u shpreh Haris Broumidis, drejtori ekzekutiv i Vodafone Albania.

“Për të ruajtur pozitën kryesuese, ne çelëm rrugën e shërbimit të parë 3G në vend. Ne zgjodhëm Rrjetin Nokia Siemens sepse ekspertiza teknike dhe kapaciteti shtrirës i menjëhershëm përshtateshin më së miri me nevojat tona.” “Vodafone Albania ofron telefona smartphone, programe dhe shërbime për të patur akses lehtësisht në morinë e biznesit dhe në aplikimet e përditshme siç janë videot dhe komunitetet online”, tha George Angelis, drejtori i grupit të shërbimit ndaj klientit të Vodafone në Rrjetin Nokia Siemens.

“Rrjeti 3G do t’i lejojë operatorit të ofrojë shërbime në bandë të gjerë që në mënyrë të përshtatshme përputhen me portofolin e shërbimeve në një mënyrë efektive në kosto dhe funksionale nga pikëpamja e energjisë. Ne do të kombinojmë portofolin tonë të fortë të produkteve me ekspertizën e shërbimit dhe me mirëkuptimin nga ana e operatorit të nevojave që duhen përmbushur për të përftuar shfrytëzimin më të mire të mundshëm të teknologjisë 3G.” Me kontratën katër-vjeçare, Rrjeti Nokia Siemens do të ndërtojë rrjetin e hyrjes radio për Vodafone Albania 3G duke vendosur Stacionin Bazë Fleksi Multiradio, më I vogli dhe më efiçenti në pikëpamjen e energjisë si stacion bazë Single RAN. Ky i fundit është vetëm 20% krahasuar me masën dhe peshën e paisjeve tradicionale të rrjetit dhe konsumon mëse 70% më pak energji pa cënuar performancën. Veç kësaj Rrjeti Nokia Siemens do të zëvendësojë rrjetin ekzistues radio GSM që ofrohej nga furnitori i mëparshëm i rrjetit radio të Vodafone Albania. Rrjeti Nokia Siemens do ta ofrojë teknologjinë Vodafone Albania 3G bashkë me konsulencën dhe mbështetjen e punëve publike që kërkon instalimi, do të ofrojë planifikim rrjeti dhe optimizim të tij duke përdorur platformën e vet menaxheriale NetAct si edhe shërbime trajnimi dhe mirëmbajtjeje.

e.r/NOA

KOMENTE