English

Basha pret përfaqësuesit e ODHIR, i njeh me përgatitjet për zgjedhje

Tiranë, 18 janar 2011, NOA – Në pritje të zgjedhjeve vendore që do të mbahen në 8 maj, kanë mbërritur në Tiranë përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it, të cilët u pritën sot nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Duke qenë se takimi me përfaqësuesit e ODHIR-it ishte i mbyllur për mediat, vetë zyra e shtypit pranë MB-së bën me dije se gjatë takimit Ministri Basha informoi gjerësisht përfaqësuesit e këtij misioni mbi përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011, si dhe me udhëzimet e drejtuara për njësitë e qeverisjes vendore për këtë qëllim. Sikundër thuhet në njoftimin e dikasterit të Brendshëm, përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it vlerësuan përmbushjen rekomandimeve, sa u përket atyre që kanë të bëjnë me shpalljen në kohë të listës paraprake të zgjedhësve dhe me pajisjen e votuesve me dokumentat e nevojshme të identitetit. mit/NOA

KOMENTE