English

Berisha: Shqipëria, parajsë për biznesin

E martë, 18 janar 2011, NOA- Intervistë e Kryeministrit Berisha dhënë për gazetën italiane "IL SOLE 24 ORE"

Shqipëria nuk është më vend i anijeve të vjetra të mbushura me mjerim dhe klandestinë të hedhur në bankinat e Portit të Barit “20 vite më pas, duhet të zëvendësojmë këtë imazh të ngulitur në memorien kolektive – shpjegon në këtë intervistë për gazetën “IL SOLE 24 ORE”, Kryeministri Shqiptar Sali Berisha- me atë të një vendi në gjendje për ti ofruar kompanive italiane shumë mundësi biznesi”.

Sali Berisha, ju drejtoni vendin prej pese vitesh, pasi keni qenë President i Republikës. Keni qënë në linjë të parë në lëvizjet e vitit 1990 që rrëzuan regjimin komunist. Në vitet e fundit situata ekonomike duket e përmirësuar. Është kështu?

Rruga që kemi përshkruar deri tani ka qenë shumë e gjatë. Por, duke marrë në konsideratë kushtet në të cilat e nisnim rrugëtimin tonë, Shqipëria ka përparuar më me shpejtësi se vendet e tjera. 20 vite më parë, në kohën e rënies së komunizmit, ishim realiteti më i varfër në Evropë. Sot rritja e GDP-së është 3.3% në vit, inflacioni është 2.2. Të gjitha këto na bëjnë të jemi optimistë.

Nesër do të jeni në Milano, së bashku me një delegacion ku do të takoheni me krerët e institucioneve të Lombardisë, me kryetaren e Bashkisë së Milanos Letizia Moratti, Guvernatorin Roberto Formigoni etj.

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë shumë të ngushta. Italia është vendi kryesor për eksportet shqiptare me 58 % në vitin 2009, në 71% në vitin 2010. Nga të gjitha rajonet e Italisë, rajoni i Lombardisë është i dyti mbas atij të Puglias nga bashkëpunëtorët ekonomik kryesor.

Çfarë do ti ofroni biznesmenëve Lombardë të shoqërive të vogla dhe atyre të mesme që do të vijnë t’ju takojnë në forum?

Ne nuk do të flasim për të ardhmen, por mbi mundësitë e të tashmes. Vendi ynë ofron mundësi të shumta për biznes, ka një bregdet të mrekullueshëm dhe është i hapur për turizëm, është i pasur më pasuri natyrore dhe është një “parajsë” për energjinë alternative. Jemi duke i dhënë vendit infrastrukturën, rrugët dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të tërhequr biznesmenët e huaj. Mbetet vetëm vështirësia për të zgjedhur. Pyetje: Aktualisht Italia është një partner kryesor për sa i përket kapitaleve të huaja, por dhe një nga vendet kryesore të Mesdheut për thithjen e investimeve direkte. Dhe kjo na gëzon pa masë. Dëshirojmë të forcojmë prezencën e kompanive të vogla të mesme që ndodhen në vendin tonë si në ndërtim, në tekstile dhe këpucë, me ndihmë e kompanive financiare prezente në Shqipëri si banka e Gruppo Veneto dhe Intesa San Paolo, për të tërhequr të tjera kompani aktive në sektorin e energjisë, hidroelektrik, etj.

Rruga drejt Evropës është e pakthyeshme. Çfarë garancie për stabilitet i ofron Shqipëria Komunitetit Evropian dhe ku janë emigrantët shqiptarë të kohëve të eksodeve masive?

Mund të thuhet se janë burime që mund të jenë të dobishme në këto rrethana të reja. Ne i duam këtu (në Shqipëri) qytetarët tanë. I duam të kthehen në shtëpi talentet tona. Pa bërë asnjë diferencë për vendet në të cilat kanë emigruar, Greqi apo Itali. Për të gjithë ka një program të cilin e kemi quajtur Brain Gain, i cili përbën për ne një faktor shumë të rëndësishëm, ka financime të palimituara, gati në rast se këta qytetarë shqiptarë të talentuar do të trokasin në dyert tona, që për ta janë dhe do të mbeten gjithmonë të hapura. NOA

KOMENTE