Prishtinë, 18 janar, NOA - Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur sot katër kompani në vende të ndryshme në Prishtinë, në rajonin e Pejës dhe në Prizren, lidhur me hetimin për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.
Dy hetimet e lartcekura për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).
NOA/RFE