Tiranë, 18 janar, NOA – Financimi i partive politike në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 Majit, ka krijuar sherr dhe debat që në orët e para të mëngjesit në komisionin parlamentar të Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve.
Kjo pasi deputetët e opozitës iu janë kundërvënë atyre të mazhorancs lidhur me projektin që parashikon fondet e akordimit ndaj partive për fushatë.
“Fondet që do u akordohen partive, të mos monitorohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi është i politizuar, por nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”, ka propozuar nga ana e tij deputeti socialist, Saimir Tahiri.
Por i është kundërvënë deputeti i mazhorancs, Aldo Bumçi, sipas të cilit, opozita të merret me financimet e Bashkisë së Tiranës për fushatën e zgjedhjeve lokale.
n.e/NOA