Tuniz, 18 janar, NOA – Duket se kaosit në Tunizi i ka ardhur fundi, pasi ajo tashmë ka një qeveri të re, ku për herë të parë brenda saj është përfshirë edhe opozita.
Kështu, qeveria e përkohshme do të drejtohet nga kryeministri Mohammed Ganuci dhe ajo do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme, duke i dhënë mjaft poste edhe opozitës brenda saj.
Konkretisht, në qeverinë e re të unitetit kombëtar, Ghannouchi, një aleat i vjetër i Ben Alisë, do të ruajë vazhdojë të mbajë postin e kryeministrit.
Ndërkaq, ministria e Jashtme, e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme kanë mbetur pa u prekur, sikundër kryeministri Ghannouchi njoftoi edhe lirimin e të burgosurve politikë.
Një valë protestash shpërtheu ditët e fundit në rrugët e kryeqytetit tunizian, ndërsa presidenti i vendit, Zine al-Abidine Ben Ali, u largua nga vendi.
n.e/NOA