English

Gazetari rus vritet në qendër të Moskës

Moskë, 18 Janar NOA / Rid Bulku – Një gazetar i agjencisë ruse Red Media është gjetur i vdekur si pasojë e goditjeve me thikë që kishte pësuar në afërsi të qendrës së televizionit të Ostankino në Moskë.

Për momentin nuk ka pasur asnjë koment, nga Red Media, e cila është e specializuar në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes së kanaleve me kabllo dhe satelit.

Burimet policore konfirmuan vrasjen, por pa bërë të ditur emrin e viktimës, në mundësinë për të vazhduar hetimet.

Kompania në të cilën ka punuar gazetari është e specializuar në krijimin dhe shitjen e formateve nga përmbajtja me kabllorë e deri tek televizioni satelitor.

Asetet e kompanisë deri tani janë aktivë në trembëdhjetë projekte duke filluar nga kanalet e specializuar në kinematografi dhe deri në krijimin e kanalit të parë erotik rus.

r.b/NOA

KOMENTE