English

Gjak për tokën, 2 vëllezër në luftë për jetën

Vlorë, 18 janar 2011, NOA- Një tjetër konflikt pronësie pas atij të Dibrës të ndodhur rreth një orë më parë, ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ky konflikt i ndodhur sërish për çështje pronësie, ka lënë të plagosur dy persona, ndërsa tre të tjerë i ka lënë në burg.

Burime të policisë nga qyteti i Vlorës konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se të plagosur janë shtetasit, me iniciale A. L, 30 vjeç, M. L, 43 vjeç, të dy vëllezër.

Në prangat e policisë kanë përfunduar tre shtetas të tjerë.

Mësohet se emrat e tyre janë Lavdosh Myrtaj, 50-vjeç, Velo Myrtaj, 21-vjeç, dhe Ervis Myrtaj, 26-vjeç, të tre banues në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. Bëhet me dije se të plagosurit ndodhen në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore.

a.y/NOA

KOMENTE