English

Gjendje e tensionuar në ekipin e Romës

Romë, 18 Janar NOA - Situata e krijuar në ekipin e Romës duhet thënë se nuk është më e qeta e mundshme, kjo dhe pse në përfundim të kësaj jave kryeqytetasit janë afruar me dy pikë ndaj Milanit kryesuese.

Janë të shumta tensionet brenda skuadrës dhe zërat që flasin për ;largimin e mundshëm të Mirko Vucinic.

Kështu, është bërë e ditur se sulmuesi malazez kërkon të largohet nga Roma dhe në ndjekje të tij janë Liverpuli dhe Interi që kanë shfaqur interes të madh për të.

Ndërkohë dhe Taddei është drejt largimit ku me shumë mundësi destinacioni i tij do të jetë Sampdoria.

r.b/NOA

KOMENTE