English

Gjermani, fluks kërkesash për azil

E martë, 18 janar 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Gjerman Tomas De Mezie, është shprehur se, Gjermania ka shënuar numër të madh të kërkesave të rrejshme për azil gjatë vitit 2010 nga qytetarë të Maqedonisë dhe Serbisë. Gjatë një interviste për Deutche Welle, ministri Mezie, thotë se, “Kërkesa të tilla vazhdimisht dhe në procedurë të shpejt do të refuzohen, me qëllim që të minimizohet afati i qëndrimit ilegal në Gjermani dhe të zvogëlohet presioni ndaj buxhetit shtetëror”. Ndërkaq organizata gjermane për azilkërkues “Pro Azil” bëri të ditur se numri i madh i kërkesave për azil në Gjermani dhe Evropë ka të bëjë me varfërinë ekstreme, problemet sociale të komunitetit rom dhe papunësinë në vendet e Ballkanit. Sipas tij numri më i madh i këtyre kërkesave që kanë përmbajtje të bazuar mbi rrëfime të rreme, vijnë nga shtetas të Maqedonisë dhe Serbisë. DW/ NOA

KOMENTE