English

Haxhinasto-ODIHR: Opozita të kontribuojë për zgjedhjet

Tiranë, 18 maj, NOA - “Opozita duhet të ndajë aksionin e saj politik nga domosdoshmëria për t`u angazhuar për një proces zgjedhor me standarte europiane. Angazhimi i opozitës në këtë proces dhe për ndryshimet në reformën zgjedhore është një domosdoshmëri për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe sipas standarteve europiane”.

Kështu është shprehur zv/kryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi që ka patur me përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it, i cili ka mbërritur në vendin tonë për të mbikëqyrur situatën para zgjedhjeve lokale në vend.

Haxhiansto, në kuadrin e tyre, ka kërkuar angazhimin e të gjitha forcave politike dhe sidomos të opozitës.

Sipas tij, roli i opozitës për ndryshimet në reformën zgjedhore është i domosdoshëm.

Ndërsa në lidhje me misionin e ODIHR-it, ai e ka vlerësuar atë mbi zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE