English

Imami: Ushtarët shqiptarë, ambasadorë të paqes

Afganistan, 18 janar, NOA – Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka vizatuar nga afër trupat shqiptare nga Afganistan dhe ka shprehur vlerësimet maksimale për punën e ushtarëve shqiptarë në terren.

Në deklaratën e dhënë pas takimit me drejtuesit e misionit amerikan, Imami tha se ushtarakët shqiptarë janë ambasador të vendit.

“Forca jonë e ka kryer me sukses me trimëri, me disiplinë, me përkushtim të madh një mision të rëndësishëm dhe të vështirë. Dua patjetër që të informoj publikun e gjerë që vlerësimi i komandave më të larta, duke nisur nga komandanti i stafit Gjen. Petreaus dhe të gjithë me radhë, më kanë përgëzuar mua si anëtarë i qeverisë dhe si përfaqësues i Forcave tona të Armatosura, për punën e shkëlqyer që Forcat Speciale kanë bërë në Afganistan dhe me të vërtetë mund të mburremi dhe mund të themi që Forcat tona Speciale janë jo vetëm krenaria e Forcave tona të Armatosura por janë edhe ambasadorë të rëndësishëm të imazhit të Shqipërisë, tha Imami pas takimit me Gjeneralin e Forcave Amerikane në Afganistan.

Ai u shpreh se këto muaj kanë ngritur kapacitete, “kanë maturuar ushtarakët tanë dhe jam i sigurt që në një të ardhme shumë të afërt, kjo forcë serioze dhe potente do të jetë një nga forcat më të mira speciale në kuadër të NATO-s”.

Imami tha se Shtabi i Përgjithshëm tashmë detyra të reja për “t’u përkujdesur në aspekte të tjera përveç atyre ushtarake por edhe atyre ekonomike dhe sociale. Sigurisht unë në këtë nismë kam edhe mbështetjen e Komisionit të Sigurisë”.

a.k/NOA

KOMENTE