SHBA, 18 Janar NOA - Kamera 3D JVC GS 3D-TD1 është një nga surprizat më të këndshme të CES të Las Vegas, i cili sapo është mbyllur.
Aparatura e shoqërisë japoneze është në gjendje që të përfshijë në një trup kompakt dhe shumë të lëvizshëm, falë një lente dyshe që mund të kapë imazhe tredimensionale.
Megjithatë surpriza më e bukur vjen tek çmimi i saj, ku siç u konfirmua do të jetë në më pak se 2 mijë dollarë.
Kur GS-TD1 e re do të lançohet në tregun e SHBA-së me siguri do të ketë një numër të madh të personave të interesuar, që do të duan ta kenë menjëherë në zotërim këtë aparaturë.
r.b/NOA