English

Korçë, kapet me armë e municione pa leje, ish-i dënuari për vjedhje

Korçë, 18 janar 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Korçës kanë ndaluar sot 29-vjeçarin Llazar Dine, të cilit iu gjetën në automjet armë e municione luftarake. Sipas policisë së Korçës Llazar Dine ishte dënuar më parë edhe për veprën penale vjedhjes. Ndalimi i Dines u bë në fshatin Polenë të Korçës pas kontrollit që policia ushtroi në automjetin e tij me targa HMK 1709, ku blutë e Korçës gjetën e sekuestruan dy krehëra automatiku me 30 fishekë secili. Llazar Dine po ndiqet penalisht nga Prokuroria e Korçës për armëmbajtje e municione luftarake pa leje. mit/NOA

KOMENTE