Korçë, 18 janar 2011, NOA / Alba Filipi – Përmes operacionit të koduar “Kryqëzimi”, policia ka arritur të vërë në pranga një të dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmë në këtë qytet si dhe të ndalojë edhe strehuesin e tij. Që të dy, me të kaluar të errët kriminale, konkretisht vrasje të kryera. Gjithashtu janë ndaluar edhe katër të tjerë të dyshuar si të lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi mbrëmë juglindjen e vendit.
Aksioni u krye sot ne oret e para te mengjesit, ne fshatin Gjonomadh te rrethit Korçë, nga ana e Strukturave te Policise ne Drejtorine e Policise Qarkut Korçë ne bashkepunim me forcat speciale “RENEA”.
Ata kanë finalizuar me sukses operacionin er koduar “Kryqezimi” ku është bere i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasve:
Drejtori i Policisë së Korçës, Drejtues Bernard Çaushaj tregon për agjencinë e lajmeve NOA se Erjon Mukades 32 vjeç lindur ne Porodine dhe banues ne fshatin Lumalas te rrethit Korçë, i denuar me pare me 10 vjet burg per vepren penale te “Vrasjes” ne shtetin Grek.
Arrestimi i tij është kryer pasi diten e djeshme ne oret e mbasdites ne vendin e quajtur “Kryqezimi i Radanecit” ne qytetin e Korçës, nen efektin e alkoolit, ka vrare me arme zjarri Mikel Tepexhiku 28 vjeç lindur dhe banues ne Korçë dhe ka plagosur rende Kastriot Hysi 28 vjeç lindur dhe banues ne Korçë i cili ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotem ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Njekohesisht ky shtetas ka plagosur edhe tre shtetas te tjere te cilet ndodhen ne spitalin Civil te Korçës jashte rrezikut per jeten.
Ndaj Mukadesit kane filluar hetimet per veprat penale: “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79 germa “dh” dhe 278/2 te Kodit Penal.
Po kështu është bere arrestimi ne flagrance i Bashkim Latollari 37 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Gjonomadh te rrethit Korçë, i denuar me pare per vepren penale te “Vrasjes”.
Arrestimi i tij është kryer pasi ndaj tij po zhvillohen hetimet per vepren penale “Perkrahja e autorit te krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas e ka strehuar ne banesen e tij Erjon Mukades menjehere pas kryerjes se vepres penale.
Njëkohësisht gjate operacionit te kryer është bere ndalimi edhe i kater personave te tjere e me konkretisht:
1- Irfan Mukollari 21 vjeç lindur dhe banues ne Korçë.
2- Fation Dinkollari 27 vjeç lindur dhe banues ne Korçë.
3- Ervin Mukollari 19 vjeç lindur dhe banues ne Korçë.
4- Miri Myrtollari 27 vjeç lindur dhe banues ne Korçë.
Keta shtetas kane konsumuar vepren penale te “Vrasjes ne bashkëpunim” parashikuar nga nenet 79 pika “dh” dhe 25 te Kodit Penal,duke qene keshtu bashkëpunëtore te vrasjes se dy shtetasve te lartpermendur.
Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale: 2(dy) gezhoja, 1(nje) predhe fisheku dhe arma e zjarrit me te cilen dyshohet se është realizuar vepra penale nga ana e shtetasit Erjon Mukades.Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë per hetime te metejshme dhe po punohet per dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje si dhe zbardhjen e motiveve te saj.
a.f/NOA