SHBA, 18 Janar 2011 NOA - Të dhënat e fundit mbi çmimin e lançimit të LG Optimus Dual, smartphone e shumëpritur me procesor Nvidia Tegra 2 dhe sistem operativ Android, vijnë nga tregu gjerman dhe janë shumë inkurajuese.
Faktikisht celulari është paraqitur ditët e fundit në listat e një shitësi online tepër të rëndësishëm me një çmim prej 499 euro (çmimi zyrtar është raportuar të jetë 549 euro, 50 euro zbritje nga shitësi).
Në ditët e fundit, shitës të tjerë të huaj kanë ngritur çmimin deri në 550 euro, një kuotë e cila me shumë mundësi do të jetë dhe ajo përcaktuese më të cilën do të lançohet në treg ky telefon.
r.b/NOA