English

Meta: Përgjimi i Priftit, montazh i rëndomtë

Tiranë, 18 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar paraditen e sotme duke ka dokumente që rrëzojnë të gjitha akuzat që i ka bërë ish-ministri Dritan Prifti për korrupsion.

Sipas tij “dokumentet tregojnë më së qarti, jo vetëm që biseda është një montazh, por e gjithë historia është një provokim i qëllimshëm për të mbledhur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit”.

Ai publikoi kërkesën që kompania i kishte dërguar ish-ministrit Ditan Prifti për të zgjidhur bllokimin e proceduarave për tenderin e një HEC-it të Shushicës. Ai u shpreh se shifra 700 që përmendet në video ishte investimi i firmës për ndërtimin e hidrocentralit.

“Zoti ministër u mbushën 3 vjet që kjo kompani që do të ndërtojë në Shushicë. Deri tani investimet për ndërtimin e HEC-it e kalojnë shifrën 700 mijë euro”, tha Meta duke lexuar shkresën që i është dërguar ish-ministrit Prifti.

Ai ka sqaruar dhe pozicionin në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit.

"Kompania në fjalë ka edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen për të cilën ajo ka kërkuar të protokollohet dhe të merret në konsideratë nga ministria. Ky vendim është i datës 10.09.2009, pra dy-tre muaj më përpara se të protokollohej dhe 4 muaj përpara se të bëhej përgjimi. Lidhur me atë diku 7% që lexohet në titra, ja ku është 6.66% pjesa e kompanisë së huaj e cila është regjistruar edhe në QKR, si pjesë e këtyre aksionerëve", tha Meta.

Ai tha se dokumentet tregojnë që ndërhyrja e tij tek Prifti ka qenë për zbatimin e ligjit. “Dua të them se gjithë kjo histori është fund e krye, jo vetëm një përgjim i paligjshëm dhe kriminal, por një montazh i rëndomtë dhe jo profesional që është mbështetur mbi falsifikimin dhe provokimin dhe në mungesë të plotë të sinqeritetit”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE