Kabul, 18 janar, NOA – Ndërsa një ditë psi është nisur drejt Afganistanit, kontingjenti më i ri i forcave komando, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka fluturuar drejt këtij vendi për të kryer një vizitë surprizë atje para forcave paqeruajtëse shqiptari.
Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilave, Imami ka qëndruar për 3 ditë rresht gjatë kësaj vizite të tij në Afganistan.
Konkretisht, ai ka vizituar trupat që operojnë në zonën e Kabulit si edhe në Herat, nën drejtimin e Komandës Italiane.
Ditën e djeshme, drejt Afganistanit u nisën 22 forca të reja komando, të cilat do të veprojnë në zonën operacionale paqeruajtëse të Heratit.
n.e/NOA