Tiranë, 18 janar, NOA - Moti i kthjellet do te mbetet prezent serish ne territorin shqiptar gjate dites se sotme. Kthjellime do te kete ne te gjithe zonen e ulet dhe ate bregdetare por ne zonat malore nuk do te mungojne edhe vranesirat ku me te theksuara do te jene ne verilindje dhe juglindje te Shqiperise: Ne Kukes, Puke, Peshkopi si edhe ne qytetet: Pogradec, Korce, Erseke.
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira te here pas hereshme. Te njejtat kushte amosferike do te na shoqerojne edhe gjate nates.
Temperaturat ajrit do te mbeten konstante ne vlerat minimale ndersa ne vlerat maksimale do te kemi nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 27 km/h dhe drejtim Perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete deri ne 2 balle.
Europa
Kontinenti europian do te karakterizohet nga moti i qendrureshem ne pjesen me te madhe te tij. Perjashtim bejne ishujt britanike ku situata do te vijoje te jete me vranesira dhe reshje shiu e debore, here pas here do te kete edhe stuhi te forta ere. Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te debores do te jete nje pjese e verilindjes se kontinentit por intensiteti i tyre do te jete i dobet. Ndersa e gjithe pjesa tjeter do te dominohet nga moti i kthjellet. Ne qender te kontinenti e pranishme do te jete serish mjegulla e dendur.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;
Ishujt Britanike alarmojne per reshje shiu e debore;
Europa Qendrore do te rrezikohet nga mjegulla e dendur.
n.e/NOA