Tiranë, 18 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj për seancën e djeshme plenare, me të gjitha detajet e debateve dhe përplasjes së deputetëve të opozitës me kryeministrin, si edhe miratimin e dekreteve për ndryshimet e reja në qeveri.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i një krimi të rëndë të ndodhur dje në Korçë, në një lokal kazinoje, ku mbeti 1 i vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Out of control”, i cili paraqet me foto ilustruese gjithë sherrin e djeshëm të zhvilluar në seancë plenare.
“Italia, 90 mijë tonelata lëndë radioaktive”, është një artikull që projektin e fshehtë të qeverisë italiane për t’i transportuar ato jashtë vendit.
“Kryeministri i Republikës humb sërish kontrollin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Votohen dekretet/ Tension në parlament, Garda shmang grushtet”, i cili flet për votimin e djeshëm në parlament, mbi ndryshimet e reja në qeveri.
“Replikat jashtë kamerave/ Berisha: Këlyshët e Bllokut lehin, por nuk kafshojnë; Ruçi: Ke ikur nga mendtë ”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Terror në lokalin e lojërave të fatit, 1 i vrarë, 4 të plagosur”; “Zbardhet vrasja e tregtarit, e ekzekutoi e motra: Po na prishte paratë”; “PS: Rifotmatimi i KQZ kusht për zgjedhjet e ardhshme” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Debatet jashtë kamerave/ Tension në Kuvend, miratohet me sherr qeveria e re”, i cila citon deklaratat e bëra dje nga kryeministri Berisha dhe deputetët socialistë gjatë seancës plenare.
“Gruaja vrau vëllanë për t’i marrë pasurinë, bashkëpunoi me burrin” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar zbardhjes së një vrasje.
Kurse “Arben Imami, vizitë surprizë në Afganistan”, flet për vizitën e papritur të ministrit të Mbrojtjes në Afganistan.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Parlamenti në kaos, shumica 73 vota”, i cili tregon incidentet e djeshme të deputetëve socialistë dhe kryeministrit në Kuvend.
“Greqi, një pacient operohet pa narkozë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon një rast flagrant në shtetin fqinj.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Festat në Amerikë, vonojnë ekspertët”, “Kasaphanë në lokal, 1 i vdekur, 4 të plagosur” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha: bllokmenët lehin, por s’kafshojnë”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kryeministrit Berisha në seancë plenare kundër deputetëve socialistë që iu kundërvunë.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Spahiu: Shtyrja e seancave, po liron të pandehurit”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Meta: Dokumentat që rrëzojnë përgjimin e Priftit”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë,18 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.