English

Përplaset për vdekje 43-vjeçari, pranga në Laç

E martë, 18 janar 2011, NOA- Ka rënë në prangat e policisë autori i aksidentit të ndodhur pak më parë në Laç. Ismet Metalija, ndonëse u largua nga vendi ku shkaktoi aksidentin duke lënë të vdekur një kalimtar, nuk mundi ti shpëtojë dot uniformave blu. Autori i aksidentit është i moshës 44 vjeç nga qyteti i Laçit, ndërkaq mësohet se është identifikuar viktima, dhe sipas burimeve policore, i ndjeri mban emrin Nikollë Beba, i moshës 43 vjeç nga qyteti i Laçit. I ndaluari ka qenë duke ecur me një shpejtësi të madhe me makinën e tij “Fuoristradë”, dhe si rrjedhojë e saj nuk ka mundur të kontrollojë drejtimin e mjetit. Aksidenti me pasojë vdekje, ndodhi në aksin rrugor Laç-Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Gjormë. Drejtuesi i automjetit e cila i shkaktoi vdekjen këmbësorit është larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë as më të voglën ndihmë viktimës. a.y/NOA

KOMENTE