Itali, 18 Janar NOA - Ka përfunduar me një sukses të jashtëzakonshëm për ekipin italian, edicioni i shtatë i Kupës së Botës të PokerStars të Pokerit.
Ky kampionat, u zhvillua në skenarin e mrekullueshëm të Atlantis Resort & Casino. Skuadra italiane e përbërë nga Luca Pagano, Litterio Pirrotta, David Scafati dhe Ravel Furfaro kanë triumfuar ndaj skuadrave të tjera të kualifikuara në eliminatoret online si: SHBA, Franca, Filipinet, Ukraina, Argjentina, Spanja, Sllovakia dhe Britania e Madhe, kjo e fundit një ndër pretendentët kryesore për fitim.
Megjithatë ajo çka mbetet për tu theksuar është se çmimi i fitores prej 290 mijë dollarësh ka shkuar në drejtim të italianëve.
r.b/NOA