English

Prifti: Kam marrë 8 mijë mesazhe, vetëm 3 kërcënuese

Tiranë, 18 janar, NOA – Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti falënderoi sot gjithë qytetarët që e kanë mbështetur për publikimin e videos. Ai tha se ka marrë rreth 8 mijë mesazhe qytetarë të ndryshëm.

“Janë, mbi 8 mijë mesazhe dhe telefonata në telefonin tim personal që me kanë inkurajuar në një betejë historike kundër korrupsionit”, tha ai. Ai u shpreh se qytetërt i kanë thënë se duhet të vazhdojë këtë betejë, siç tha Prifti, “kundër qeverisë së integrimit të hajdutëve”

Ndërsa ka përmendur dhe tre mesazhe kërcënuese që i kanë ardhur nga LSI-ja. Ai i ka lexuar mesazhet dhe ka thënë se njëri është i Luzhjana Abazit, kryetares e Njësisë bashkiake në Kombinat.

Ndërsa një mesazh, sipas Priftit shkruante; “u bëre ti laluc të përballesh me skraparllinjtë”. Prifti tha se është i vendosur që ti shkojë deri në fund betejës historike të denoncimit të korrupsionit.

“Këta mendojnë se unë jam vetëm, pavarësisht se opozita e sotme nuk ka thënë asnjë fjalë falënderimit timin. Unë kam me vete gjysmën e popullit shqiptare dhe nuk me duhet asgjë tjetër në betejën time”, tha Prifti.

Ai u shpreh se do të denoncojë Metën në prokurori për abuzimet që ka bërë gjatë muajve që ka qenë në krye të ministrisë së Ekonomisë.

a.k/NOA

KOMENTE