English

Prifti: Në këtë luftë duhet prishur Koalicioni i Turpit

Tiranë, 18 janar 2011, NOA – “Këta banditë qeveritarë kujtojnë se unë jam vetëm në këtë luftë. Pavarësisht se opozita shqiptare akoma nuk më ka falenderuar për veprimet e mia thellësisht opozitare, të guximshme dhe të drejta, unë kam me vete një popull të tërë që nuk duron ta rrjepin të gjallë siç po ia bëjnë sot. Veprimet e mia hapin një epokë të re për popullin shqiptar. Hapet epoka e shpresës për një Shqipëri pa kusarë qeveritarë, për një Shqipëri ku njerëzit s’kanë frikë të flasin lirshëm dhe ku fjala e lirë nuk goditet me heqje nga puna, gjoba tatimore apo burgosje të padrejta. I bëj thirrje zotit Berisha të vendosë interesat e vendit mbi interesat e veta për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe me çdo mjet. Koalicioni i Turpit me LSI duhet prishur....

Nga Dritan Prifti

Si fillim dua të falenderoj të gjithë ata mijëra persona, brenda dhe jashtë

Shqipërisë, që më kanë inkurajuar në këtë betejë historike kundër

korrupsionit në vend, në këtë ekspozim historik, me zë dhe figurë, të një

politikani të korruptuar, që për turp dhe ironi të fatit, mban sot në këmbë

me tre votat e LSI-së, qeverinë më të korruptuar që ka njohur toka shqiptare,

qeverinë e integrimit të hajdutëve kundër popullit të urtë dhe të varfër, që

duron edhe pse thika i ka shkuar në palcë.

Në rreth 8 000 sms dhe telefonata që kam marrë vetëm për 5 ditë, vetëm 3

kanë qenë negative. Njëra nga një numër i panjohur më thoshte: ”U bëre ti

laluc Fieri të përballesh me skraparliun tim”, tjetra nga Artur Hajdari që më

shante me fjalë të ulëta, kurse e fundit nga Luzhiana Abazi e LSI-së, që më

thoshte :“Të falenderoj se na gjete sloganin për fushatën e ardhshme – “V... K....”.

Rreth 8 000 sms e telefonata më thonë :“ Të lumtë, hallall qumështin e nënës, ti po lufton për popullin fukara, fitorja jote do vrasë frikën e popullit për të folur i lirë sërish, mos u tërhiq nga lufta jote, por kujdes veten dhe familjen, kujdes Saliu dhe Meta janë komunistë si Enveri dhe të vrasin, ti bëre atë që opozita ka 2 vjet që s’po e bën dot – ngrite popullin në këmbë, etj, etj.

Disa më thonë kujdes dhe nga opozita se të lënë në baltë.

Mesazhe më kanë ardhur nga e gjithë Bota, Amerika e Kanadaja, Europa dhe

Australia. I falenderoj të gjithë me gjithë zemër. Janë vetëm këta që më

japin forcë të vazhdoj luftën.

Pjesa me e bukur e gjithë këtyre mesazheve, që më ka bërë të qesh me lot,

është poema satirike e Arben Dukës me titull: Të vrasim rojtarin, që zuri

kusarin”. Po lexoj disa vargje nga kjo poemë………….

Tani dua të kaloj tek pjesa më e rëndësishme për mua e kësaj konference. Të

gjithë shqiptarët e kanë parë që justifikimi i vetëm i kusarëve të qeverisë,

për videon që unë rregjistrova dhe Top Channel shfaqi, është se ajo është

montazh.

Ata nuk guxojnë të përballen me të vërtetën e videos, faktin që Zv.Kryeministri i vendit bën korrupsion duke ofruar 7% dhe 700 mijë euro bakshish për të dhënë një koncesión, apo kërkon të anullohet një ankand nafte në Albpetrol, që miku i tij të fitonte tjetrin.

Ata thonë se video është montazh, por unë po deklaroj se video që unë kam rregjistruar e që kam dorëzuar në TCH dhe Prokurori është e paprekur, e pamanipuluar, origjinale dhe pa asnjë ndërhyrje.

Unë mbaj përgjegjësi morale, politike dhe penale nëse video që kam dorëzuar është e prekur dhe e manipuluar.

Loja e montazhit, bëhet vetëm për të fituar kohë nga kusarët, që të blejnë mediat dhe drejtësinë.

Ata duan të fitojnë kohë që të sajojnë gjëra qesharake si ajo dje në Parlament, ku Meta thotë 7% ishte 6.6% i firmës në QKR, apo 700 000 euro investimi i firmës.

Meta po shton fajin e vet me këto justifikime qesharake. Populli po qesh, sepse e ka kuptuar mirë më në fund kush është Ilir Meta.

Unë këto ditë po përgatitem të shkoj përsëri në Prokurori me një dosje të

re, ku do të denoncoj abuzime dhe vjedhje të Ilir Metës, vetëm në tre muajt e tij

si Ministër i Ekonomisë.

Ka bërë kërdinë në tre muaj të vetëm. Do denoncoj edhe pasuritë e tij të fshehura në emra ortakësh e firmash që shpërndahen në gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë saj.

Këta banditë qeveritarë kujtojnë se unë jam vetëm në këtë luftë. Pavarësisht se opozita shqiptare akoma nuk më ka falenderuar për veprimet e mia thellësisht opozitare, të guximshme dhe të drejta, unë kam me vete një popull të tërë që nuk duron ta rrjepin të gjallë siç po ia bëjnë sot.

Veprimet e mia hapin një epokë të re për popullin shqiptar. Hapet epoka e shpresës për një Shqipëri pa kusarë qeveritarë, për një Shqipëri ku njerëzit s’kanë frikë të flasin lirshëm dhe ku fjala e lirë nuk goditet me heqje nga puna, gjoba tatimore apo burgosje të padrejta.

I bëj thirrje zotit Berisha të vendosë interesat e vendit mbi interesat e veta për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe me çdo mjet. Koalicioni i Turpit me LSI duhet prishur....

Mjaftojnë vetëm denoncimet e mia për eksponentët e kësaj force politike, për të kuptuar se kjo forcë politike po e mban Berishën në pushtet me kushtin që të lihet e lirë të vjedhë dhe abuzojë sa më shumë.

Meta e kontrollon Berishën dhe e shantazhon me votat që ka në Parlament.

Meta e di që askush nuk i jep më votë kësaj partie.

Ai tashmë do kohë të vjedhë dhe nesër këto para të pista t’i përdorë për të blerë votat.

Berisha po humb shumë nga mbajtja në këmbë e këtij Koalicioni të Turpit.

Unë takoj çdo ditë militantë të PD-së, ata që kanë bindje të djathta dhe jo përfitime nga e djathta, që thonë se Meta po merr PD-në me vete dhe se ata po turpërohen para popullit nga qëndrimi i lidershipit të PD-së.

Së fundi dua t’i bëj thirrje drejtësisë që të shpejtojë me hetimet.

Origjinalitetin dhe paprekshmërinë e videos mund ta vërtetojë çdokush.

Video ka në figurë një shirit që tregon orën dhe sekondat.

Mjafton të ndjekësh treguesin e sekondave nga fillimi në fund për të kuptuar që filmi është i paprekur.

Unë denoncova para disa javësh kontrabandën e naftës virxhin dhe drejtësia nuk

ka bërë akoma ndonjë transparencë për këto denoncime.

Unë jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi penale nëse kjo nuk vërtetohet nga një hetim i drejtë dhe i paanshëm.

Por drejtësia, ashtu siç e këshilloi Presidenti Topi, duhet të bëjë transparence hap pas hapi.

Nëse drejtësia do veprojë drejt dhe pa vonesa me denoncimet e mia të deritanishme, unë do të kem besim të vazhdoj më tej.

Ndryshe familja dhe miqtë më këshillojnë që kam bërë shumë, më shumë se një

opozitë e tërë, dhe me kaq mjafton.

*Fjala e plotë e Dritan Priftit për videon e regjistruar Meta-Prifti

KOMENTE